LONDER– Amy Winehouse ishte dehur ndërsa ishte duke shikuar videot e saj në YouTube, pak orë pasi i kishte thënë doktorit se nuk dëshironte të vdiste. Ky fakt është bërë i ditur nga mjekët që kryen autopsinë e trupit të saj. 

27 vjeçarja Winehouse u gjet e shtrirë në krevat në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Shkaku i vdekjes së saj më 23 korrik të vitit 2011 ishte konsumimi i një sasie të madhe vodke.  

Ajo ishte duke luftuar edhe me sëmundjen e bulimisë që ndikoi në vdekjen e saj.

Pranë trupit të Winehouese u gjetën dy shishe të zbrazëta vodke, kurse testet kanë treguar se ajo ishte 5 herë më e dehur sesa lejon ligji.

Fituesja e çmimit Grammy pak ditë para se të vdiste u kishte thënë doktorëve se dëshironte të jetonte dhe kishte vendosur që ta braktiste alkoolin. 

Por analiza përfundimtare e kardiologës, Shirley Radcliffe ka treguar se Winehouse ka vdekur aksidentalisht.