Disa muaj pas vdekjes së shqiptarit, Bandiol Tusha në burgun e Koridhalo në Greqi, mjekët ligjorë kanë zbuluar shkakun.
Sipas bluzave të bardha vdekja e shqiptarit në burgun famëkeq ku po vuante dënimin për trafik droge, nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua, por Tusha është vrarë/mbytur me jastëk ose litar.
Në muajin janar kur ndodhi ngjarja e rëndë, ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmonte faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.





