Një tjetër mjeke ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e COVID-19. Bëhet fjalë për mjeken endokrinologe në Tiranë, Valentina Lile.
Lajmi i i hidhur është dhënë nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook ku shkruan:
“Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton humbjen e Dr.Valentina Lile, mjeke endokrinologe në Tiranë. I shprehim ngushëllime më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të saj.”
Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Valentina Lile mjeke endokrinologe ne…
Posted by Urdhri Mjekëve Të Shqipërise on Saturday, March 20, 2021