Mjekja Edma Sali është ndarë papritur nga jeta për shkak të një aksidenti rrugor jashtë Shqipërisë.
Lajmin e trishtë e jep Urdhri i Mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve”,- shkruan Urdhri i Mjekut.
Ndërsa nënvizon se mjekja e re i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 me rezultate shumë të mira, Urdhri i Mjekut Durrës bën të ditur se Sali vazhdoi më pas specializimin në Gjermani.
“Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!”,– përfundon postimi.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të mjekes Edma Sali, për shkak të një aksidenti automobilistik jashtë Shqipërisë.
Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve.
Doktoreshë Edma Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.
Më pas u largua drejt Gjermanisë, për tu specializuar.
Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!





