Një çift që kishte vajzën të sëmurë, në ditët e fundit të jetës, kishin harruar celularin në mjediset e një spitali në Australi.

Pasi vajza u vdiq, më 25 prill, ata nxorën njoftim që kushdo ta ketë gjetur, t’ua kthente sepse celulari kishte foto të shtrenjta të vajzës, të cilat donin t’i ruanin për ta kujtuar.

Por mjekja që kishte gjetur telefonin, në vend që t’ua kthente, u kërkoi 1000 dollarë. Ajo madje qëndroi disa orë në telefon me prindërit që sapo kishin humbur fëmijën, duke u bërë shantazh për telefonin.

Fatmirësisht, policia e gjurmoi telefonatën dhe mjekja tani është paraqitur në gjyq për zhvatje.