Mjekja e njohur, Anika Dokle, ka ndarë një imazh tejet prekës, të një djali i cili çdo natë ngjitet në dritaren e spitalit për të parë nënën e tij të infektuar me Covid-19.
Nuk dihet ende me saktësi se në cilin vend është shkrepur fotoja, por imazhi është bërë viral, saqë është shpërndarë më pas edhe nga mjekja, duke marrë shumë reagime prekëse.
“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja në përshkrimin e fotos.





