Mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica, shume aktive me postime që nga shpërthimi i pandemisë, ia ka dalë të fitojë betejën e gjatë me koronavirusin.
Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se ka qenë prej 46 ditësh në luftë me virusin e rrezikshëm, me shumë vuajtje e dhimbje, por në fund ia ka dalë të përqafojë njerëzit e saj të dashur.
Mesazhi i mjekes shqiptare
Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica