“Ilaçi, Tocilizumabi, është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID-19”. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti jep lajmin teksa publikon në rrjetin social “Facebook”, studimin e realizuar nga një ekip spanjoll mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.
Mjeku gjithashtu bën me dije se “Tocilizumabit” jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.
“Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.
Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19”, shkruan Alimehmeti.
Më tej mjeku publikon edhe rezultatet:
2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë;
2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;
4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë;
2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.
Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.
Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore):
4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab;
25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;
25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.
Element i rëndësishëm që bie në sy:
Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021.
Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë.
Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Për detaje: