Mjeku pneumolog Arjan Mezini është shprehur se në spitale ka një zhurmë që ngjan me një pistë avioni.
I ftuar në “Open”, Mezini tha se zhurma e respiratorëve po çmend pacientët dhe mund të jetë një nga shkaqet që i çon drejt vetëflijimit.
“Në spitale është një zhurmë që ngjan si një pistë avionësh. Respiratorët kanë edhe një zhurmë që të çmend, të çorienton. Kjo gjë dhe po i çmend pacientët dhe i bën të mendojnë gjithëçfarë gjërash e aktesh, siç kemi parë,”– tha Mezini.
Të njëjtën gjë, tha edhe gazetari Erion Skëndaj. Ky i fundit u shpreh se kishte marrë ankesa nga shumë familjarë dhe pacientë për zhurmat brenda spitaleve.





