Ish mjeku i çiklistit amerikan, Lance Armstrong, i “kryqëzuar” për çështjen e dopingut, mohon çdo lidhje të sportistit me substancat e ndaluara.

Italiani Michele Ferrari foli nga shtëpia e tij, duke theksuar se Armstrong nuk ka përdorur doping, ashtu siç pretendon WADA dhe UCI.

“Nuk e kam parë asnjëherë të marrë doping. Mund të them, nuk e kam parë dhe nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me këtë temë. Ai nuk më ka kërkuar asnjëherë infirmacion për substancat e ndaluara. Lidhja ime me Armstrong ishte shumë e shkurtër dhe okazionale. Ka 6 çiklistë që më akuzojnë por me ta nuk kisha asnjë kontakt dhe nuk u jepja asnjë këshillë”, thekson mjeku.