Mjeku urolog, Artan Koni thotë se virulenca e COVID-19 ka rënë.
Koni i referohet pandemisë në gjithë botën duke thënë se ka rënë fuqishmëria e COVID-19. Ai shton se kjo nuk lidhet me shtimin e rasteve me koronavirus, por thotë se rastet sot kalojnë më lehtë se në periudhën shkurt – mars.
“Por kjo nuk është edhe shumë e rëndësishme pasi koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm dhe virulent. Rastet kalojnë më lehtë se në shkurt – mars. Vetë virusi në mbarë botën ka zvogëluar këtë, por shtimi i rasteve është krejt gjë tjetër. Italia që ka 20- 30 fishin e popullsisë është krejt situatë tjetër”, tha Koni.në emisionin ”Kjo Javë” në News24.





