Administratorja e një firme dhe një mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi kishin fshehur aksidentimin në punë të një punëtori.
Sipas policisë së Korçës, ka nisur procedimi penal për 57-vjeçarin K.M, me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë dhe 41-vjeçares Xh.G, administratore në një firmë mermeri.
Mësohet se me datë 23 mars, në ambientet e firmës së mermerit, është aksidentuar në punë duke prerë mermerin 40-vjeçari Ll.L, banues në Korçë.
Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë. Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Aktualisht shtetasi Ll.L, ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.





