Mjeku Edmond Gashi, doktori i klinikës private në të cilën drejtoheshin pacientët e sëmurë me tumor, pasi mjekët e onkologjikut nuk u ofron shërbim, është larguar me vrap pas përfundimit të seancës së mbajtur ditën e sotme.
Gashi nuk pranoi të fliste për mediat kur hyri në gjykatë por tha se ka bërë vetëm punën e tij. Ndërsa për të shmangur përpalljen me mediat në përfundim të seancës ai është larguar nga ana tjetër e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përpalljen me gazetarët, duke vrapuar.
“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me radhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qenë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”,-deklaron gjykata.