Një mjek pediatër në Shkodër ka rënë pre e dhunës gjatë mbrëmjes të së enjtes në ambientet e spitalit.

Mësohet se mjeku i shërbimit Skënder Duka është qëlluar me grushte nga prindërit e një fëmijë të sëmurë.

 “Fëmija ka ardhur me traumë të kokës, ne e kemi ulur në repartin tjetër dhe kjo ka revoltuar prindin. Ne udhëhiqemi me parimin prindi ka të drejtë, por në spostimin e fëmijës e kemi kryer bazuar në konsultë mjekësore. Sipas protokollit të trajtimit, nuk ka as abuzim as vonesë nga mjeku”, sqaron shefia e pediatrisë, Greta Naraçi.

Mjeku Duka fillimisht ka bërë kallëzim në polici, por më pas palët kanë dialoguar me palën tjetër dhe e ka tërhequr.