Drejtori i përgjithshëm i Urgjencës, Skënder Brataj, ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të mjekut nga Kukësi, Astrit Haziri, i cili humbi sot betejën me koronavirusin. Brataj thotë se Covid-19 e ka në shënjestër personelin mjekësor.

Ai shton se sot u nda nga jeta një koleg i përkushtuar, një baba dhe një bashkëshort, ndërsa zbulon se ka qenë në një klasë me të ndjerin.

“Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri. Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë”, shkruan Brataj.

Haziri shërbente si mjek familje në Kukës, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë në Turqi ku u dërgua për trajtim të specializuar mjekësor pas infektimit me Covid-19.

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri Ngushëllime familjes Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor!…

Posted by Skender Brataj on Tuesday, October 20, 2020