Mjeku i famshëm Mentor Petrela, i njohur si babai i neurokirurgjisë shqiptare, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës,

Ligjërues në shumë universitete prestigjioze ndërkombëtare, Prof. Dr. Mentor Petrela ka përcjellë për studentët dhe stafin akademik të UAMD-së mesazhe mjaft motivuese dhe inkurajuese, siç njofton përmes një postimi në rrjete sociale dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Osman Metalla.

“Privilegj dhe kënaqësi të kishim në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës një të ftuar të veçantë, babain e neurokirurgjisë shqiptare, mjekun e madh me famë ndërkombëtare, Prof. Dr. Mentor Petrela. I dekoruar me çmimin “Chevalier dans l’Ordre des Palmes Académiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmes Akademike”) nga Kryeministri i Francës Alain Juppé, anëtar i Ëorld Federation of Neurological Surgery, European Association of Neurological Societies, anëtar aktiv i Ëorld Academy of Neurological Surgery me seli në Vienë. Ligjërues në shumë universitete prestigjoze si ai i Parisit, Milanos, Nju-Jorkut, Gjenevës etj. Në vitin 2014 Presidenti i Francës Francois Hollande ia dha dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Légion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”).

Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. Dr. Osman Metalla, së bashku me studentët dhe pedagogët e shkencave teknike mjekësore, ndoqën me interes mjaft të madh ligjëratën mbresëlënëse të profesor Petrelës, përmes së cilës përcolli mesazhe mjaft motivuese dhe inkurajuese për studentët por dhe stafin tonë.

Falenderojmë Prof. Petrelën që na nderoi duke iu përgjigjur menjëherë ftesës sonë!”,– shkruan Metalla.