VARESE, 27 mars 2013 – Ka përdhunuar të paktën 150 persona, që ishin drejtuar tek ai për ndihmë. Sipas policisë italiane një mjek i rremë abuzonte me pacientët, pasi i drogonte me qetësues.
Prokurori i Vareses ka kërkuar 14 vite burg për Roberto Benattin, një fizioterapist dhe mjek sportiv i rremë, që kishte një klientelë të madhe në numër.
“Mjeku” u denoncua në vitin 2007 nga një pacient. Pas arrestimit, në kompjuterin e tij mjekët gjetën foto të shumë prej viktimave të tij. Megjithëse ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, mjeku i rremë ndodhet në Santo Domingo.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





