Moda e operacioneve plastike duket se ka prekur pothuajse të gjithë personazhet publike, por ndërsa humoristi dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi nuk ka bërë ndërhyrje estetike, ka qenë Skerdi Faria ai që e ka marrë përsipër ta bëjë diçka të tillë.
Mjeku i ka modifikuar gjoksin Ermalit duke ia rritur me disa numra.
Gjithçka është brenda notave të humorit që ata të dy përdorin me njëri tjetrin. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një operacion të vërtetë, fotot janë thjesht montazh.
‘Zbulohet operacioni i fundit i @ermalmamaqiofficial … Si thoni, çfarë note meriton?!’ shkruan mjeku i Vip-ave duke provokuar humor.