Ka shkuar në tetë numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri, sipas “News24”.

Burime brenda QSUT kanë konfirmuar se një mjek reanimator tek Infektivi është prekur nga COVID-19.

Mjeku i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv. 

Ndërkohë, të prekur me koronavirus janë edhe 6 mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.