Roland Xhaxho bëhet mjeku i radhës i cili fiton betjën me COVID-19. Lajmin e mirë e e bën të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, e cila thotë se Xhaxho së shpejti do të lërë spitalin Infektiv.

Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19. Teksa në total janë 327 persona në vend që kanë fituar betejën.

STATUSI I MANASTIRLIUT

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv 

Janë 40 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 

Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA