Një person ka hedhur një bidon me benzinë tek banesa e një mjeku në qytetin e Vlorës.
Zjarri është tentuar t’i vihet banesës së mjekut gjinekolog Bejkush Shehu, shef i repartit të gjinekologjisë në spitalin rajonal.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.
Efektivë të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe një hetim ka nisur lidhur me rastin.





