Rike Roçi u bë një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale pas pjesëmarrjes së saj në reality show “Big Brother” dhe si tifozja seksi në Botëror. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave me pamjen e saj fizike.
Bukuroshja nga Durrësi është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku nuk nguron të postojë herë pas here foto dhe video ku shfaqet në super formë.
Por mes shumë komentesh pozitive për pamjen e saj, bukuroshja seksi ka marrë dhe një koment që që nuk i ka pëlqyer fare.
“Të betohem në zot që kur të shoh ty e dashura ime më duket si burrë”– shkruan ndjekësi, ndërsa Rikja nuk e ka lënë pa përgjigje duke e shoqëruar me një foto ku i tregon gishtin e mesit: "Mjerë ajo që ka një legen si puna jote që nuk di ta vlerësojë”.





