Rashel Kolanecin e shohim çdo të shtunë përkrah Ermal Mamaqit në “Xing”. Po ndërsa disa e pëlqejnë, ka të tjerë që e konsiderojnë të paedukatë.

Kështu në një video të postuar nga aktori i humorit në Instagram, një komentuese ka thënë fjalë jo të mira për bukuroshen.

“Kjo esht femer shum e pa edukat o Ermal ska lezet kto gjera kur kan fmi tel ne dor kjo femer esht nje shembull i keq per ta par kjo zdin cfar esht karakteri mjer familja qe e lejon te shesin veten per budalliqe pa vler?”-shkruan komentuesja.

Por ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i Rashelës.

“Ku e shikon te paedukaten ti? E paedukate je ti qe ofendon, per me teper dhe familjen time. Turp te vije ty! Ne xhirojme dite me pare dhe mund ta riperseritja kete pjese ta thoja fjalen tamam, po per humor e kemi lene. Sbesoj se te ofendoi njeri familjen ty duke thene 'cihtave' ne vend te 'cifteve'.”,-ka shkruar ajo. 

 

A ka zot kjo vajze? 

A post shared by Ermal Mamaqi (ermalmamaqiofficial) on