Aktorja Adriana Matoshi këtë vit vendosi për herë të parë që të bëhet pjesë e politikës, duke garuar në krah të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të mbajtura në Kosovë.

Matoshi gjatë kësaj periudhe u përkrah gjerësisht nga kolegët dhe artistët, e ndër ta ishte edhe humoristi Don Pifiqi, i cili shpërndau në faqen e tij zyrtare në Facebook link-un e profilit të aktoresh, dhe shkruante: “Urime Adriana Matoshi.”

Ajo ka falenderuar humoristin për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa vihet re përgjigjia e ashpër që aktorja i ka dhënë një komentuesi që e ka paragjykuar për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, i është përgjigjur aktorja komentuesit.