Për rreth 30 ditë, iu përkushtua realizimit të Kullës së Bardhë të Selanikut, një porosi nga një klient.
Dhe mjeshtri durrsak i drurit, Ahmet Lila, nuk ka zhgënjyer as këtë herë. Kjo është forma përfundimtare e kalasë historike, të cilën Lila nuk e ka vizituar, por e punoi me imagjinatën e tij.
I njohur për qindra anije prej druri që ai i realizon prej më shumë se 30 vitesh, kjo ishte hera e parë që Lila punoi kullën, e kthyer në një simbol të qytetit grek dhe që ngrihet madhështore në sheshin qendror të tij.
Lila ka realizuar vite më parë 2 herë Kullën Veneciane të Durrësit, por përmasat e simotrës së saj në Selanik janë gati dyfish më të mëdha.