Aktori i famshëm i humorit, Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 71-të.

Hoxha lindi në qytetin e Durrësit më 5 nëntor 1950 dhe për shumë vite ishte aktor në estradën e qytetit bregdetar. 

Muharrem Hoxha është nderuar me shumë çmime të rëndësishme. Më 6 Nëntor 2015 u nderua nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”.

Disa nga filmat dhe pjesët teatrale të luajtura nga Hoxha janë: ”Para nga qielli”- 2009, “Tirana, viti zero”- 2001, “ Borxhliu”- 1998, “Dashuri në krisma”- 1997 , “Gjithë fajet i ka paraja”- 1996 , “Fundi i marrëzisë”- 1995, “Pak freskët sonte” -1994, “Zëvendësi i grave”- 1987.