Një ngjarje misterioze ka ndodhur gjatë mbrëmjes në digën e Liqenit Artificial. Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, mjetin luksoz tip ‘BMW’ të shkatërruar.
Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar. Makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka marrë targën dhe është larguar.
Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.