Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30,në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. D.Z., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Benz’ dhe ka dalë rruga.
Si pasojë janë dëmtuar ai dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





