Një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është plagosur bashkë me pasagjeren 25-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.