Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Panaja-Novoselë, një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje një grua teksa tentoi të kalonte rrugën.

Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.