Një aksident me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kësaj të hëne në aksin rrugor Krane-Konispol.

Mësohet se viktimë ka mbetur 32-vjeçari Klement Kristidhi i cili ishte emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer pas 6 vitesh.

NJOFTIM I  POLICISË

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.