Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kullë te Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Kthesa e Ariut. Një mjet që drejtohej nga një adoleshent pa patentë, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është përplasur me një mjet tip BMW.

Fatmirësisht aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.