Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Drenovë, të Mallakastrës.

Rreth orës 10:15, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.