Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Një mjet i paidentifikuar ka përplasur një 63- vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë. 

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i  paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.