Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të fruta-perimeve në dalje të qytetit të Fushë-Krujës në aksin Fushë-Krujë – Tiranë.

Viktimë ka mbetur Mane Hoxha 70 vjeçe e cila është përplasur nga një mjet teksa po kalonte rrugën. Si pasojë e goditjes e moshuara ka vdekur në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje rreth aksidentit.