Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Torino, Itali.

32-vjeçari shqiptar Olti Hysenaj ka humbur jetën pasi automjeti që  ai drejtonte është përplasur me shtyllën elektrike që ndriçon rrugën dhe më pas me një pemë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut shqiptar.

Sipas medieve italiane, Hysenaj ishte i vetëm në makinën e tij tip “Ford Fiesta” dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe Policia, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 32 vjeçarit.