Shpëtim Moçka ka folur pas ndeshjes ndaj Luftëtarit ku ai ishte ndoshta lojtari më i mirë pasi ka shpëtuar portën durrsake nga gola të sigurtë

Cfarë ka ndryshuar te Teuta që po merr rezultate?

Mendoj se po funksionojmë si grup. Nga mbrojtja në sulm, ne jemi kompakt dhe luajmë si një trup i vetëm.

I keni bërë ballë një sulmi të mirë, dhe keni bërë pritje vendimtare. Javës tjetër është Sukaj-Ribaj?

Jam në formë mjaft të mirë. Kam respekt për Sukajn, por edhe për Ribajn që është miku im, por s'kam frikë askënd me këtë formë që po kaloj.

Dueli për mbijetesë me Vllazninë dhe Kamzën?

Mendoj se jemi më lart sepse Vllazninë e kemi mundur dy herë. Edhe Kamza është për mbijetesë, por ne i presim të dyja në shtëpi dhe kemi favor.