· “Elle” mbi tendencat kryesore për më të vegjlit
25 korrik 2015– Ata që e kanë ndarë mendjen të shkojnë me fëmijët për pushime këtë verë, nuk duhet të harrojnë dy gjëra me “vulë” deti: kapele kashte dhe kostume banje me ngjyra të çelura – pikërisht ato janë shpallur si top-trendet e modës verore për më të vegjlit. Në kulmin e sezonit veror për pushimet buzë detit e përjavshmja franceze, e famshme në botë, e modës, bukurisë, pushimit dhe shëndetit, që botohet qysh nga viti 1945, revista “Elle” përmblodhi tendencat kryesore të modës së fëmijëve plazh 2015.