Moda pranverë-verë 2017
8 tendenca që duhet t’i dini, nga stili sportiv e modern i New York-ut, look-u eksentrik i Londrës, eleganca e pafund e Milanos e deri tek shkëlqimi i Parisit, të gjithë stilistët janë vënë në garë për të na treguar vizionin e tyre të modës në epokën e komunikimit dixhital. Dikush ka këmbëmbëngulur për siluetat prej zonje, të tjerë kanë rikthyer marsupin, që bashkon praktiken me elegancën, të tjerë stilistë kanë guxuar duke sjellë një stil për më ekstravagantët me rroba transparente dhe mëngë super të gjata. Më poshtë ju sjellim 8 tendenca të këtij sezoni pranverë-verë.
1. Stili prej zonje. Duke filluar nga e majta stilimet janë të Altuzarra-s, Salvatore Ferragamo-s dhe Dolce & Gabbana.
2. Rrip i madh e i dukshëm. Veshjet në foton e mëposhtme janë të Isabel Marant, Alexander McQueen dhe Balmain.
3. Transparenca. Duke filluar nga e majta fotoja e parë është propozim i Dior për sezonin pranverë-verë 2017, e dyta nga Alberta Ferretti dhe e treta nga Oscar de la Renta.
4. Çantat e vogla. Në fotot e mëposhtme paraqiten propozimet nga Valentino, Hermès dhe Louis Vuitton për këtë sezon.
5. Il pantalone largo. Pantallonat e gjera. Në foton e parë në të majtë look-u që propozon Sacai, në të dytën Stella McCartney dhe në të tretën Chloé.
6. Marsupi. DKNY, Emporio Armani dhe Kenzo risjellin në modë marsupin.
7. Sfumaturat e ngjyrës vjollcë. Victoria Beckham, Chanel dhe Gucci për sezonin pranverë-verë 2017, propozojnë veshje me sfumatura të ndryshme të lejlasë.
8. Mëngët super të gjata. Për ata që guxojnë me veshjen, stilistët Ellery, Prabal Gurung dhe Jacquemus sjellin në modë veshjet me mëngë shumë të gjata.
Burimi: Elle.it.
Përshtati: R.O.