Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës, shpesh gjendemi para improvizimeve me flokë të kapura, si pasojë e vapës dhe dëshirës për t'u ndjerë komode. Por mund të zgjidhni modele verore që kombinojnë praktiken me elegancën dhe që ju mundësojnë një rezultat origjinal që do t'i bëjë të gjithë t'ju kenë zili.
Harrojini krehjet komplekse e perfekte! Vera 2016 sjell tendencën e flokëve disi të çrregullta, krehjeve të thjeshta e të shpejta, flokëve të kapura me fjongo, por që nuk kërkojnë shumë përkushtim.
Moda e 2016 imponon që nga modelet e flokëve të kapura në mënyrë të improvizuar, gjysmë të kapura dhe llojet e ndryshme të gërshetave.
Perfekte për t’u përdorur këtë verë, janë gjithashtu fjongot, rrathët e flokëve dhe lulet sipas preferencave.
Nëse mendoni se këto modele janë të përshtatshme vetëm për flokët e gjata, gaboheni rëndë, shumë prej kapjeve janë të përshtatshme edhe për flokë të shkurtra apo me gjatësi mesatare.
Nëse jeni në kërkim të ideve origjinale, për kapje të thjeshta të flokëve, që realizohen në një kohë të shkurtër, por që njëkohësisht janë edhe fashion, kjo galeri fotosh mund t’ju vijë në ndihmë.
Ja modelet më të bukura të flokëve të kësaj vere.





