08 Mars 2015 –Shqipëria njihet si vendi i vajzave të përkëdhelura nga bukuria. Shumë bukuroshe shqiptare që prej vitesh e kanë filluar karrierën e tyre jashtë vendit, kjo për të patur një karrirë më të mirë si modele.

Pasarelat ndërkomëbëtare janë trampolina më e mirë për të ecur përpara dhe për t’u ndjerë të kompletuara në fushën e modelingut. Në Shqipëri nuk njihen nga të gjithë, por jashtë kufinjëve emri i tyre është mëse i lakueshëm. Modelja Edlira Rukaj është me origjinë shqiptare, por prej vitesh jeton mes Greqisë dhe Francës.

Rukaj është njohur si një prej modeleve e cila ka preferuar të thyejë tabu duke pozuar topless apo foto të tjera provokuese. Modelja Eva Pepaj ka lindur në vitin 1985 dhe më pas është larguar drejt SHBA në vitin 1997. Shfaqjet e saj të para në botën e Hollywood datojnë në 2004, ku ajo u prezantua si modele dhe aktore.

Tanimë ajo është shndërruar në një prej modeleve profesioniste në SHBA.