Modeli Benny Harlem ka arritur më shumë se 150 mijë ndjekës, në rrjetet sociale, pas fotove të publikuara me vajzën Jaxyn, 6 vjeç.
Ajo çka bie në sy në këto foto janë flokët e tyre. Babai dhe e bija i tregojnë me krenari kaçurrelat afrikane, të gjata e me shumë volum.
“Vendosa të ndaj në Instagram raportin që kam me princeshën time, për të transmetuar pozitivitetin dhe dashurinë për familjen time. Si femër që është dua që ajo të mësojë të dojë dhe të ketë besim tek vetja”,- shkroi modeli në rrjetin social.
Benny nuk e fsheh faktin, që bëhet fjalë për të treguar me krenari edhe një model flokësh, që zakonisht përpiqet të fshihet, duke treguar rëndësinë e pranimit të diversitetit, kushdo qoftë ai.





