Një model ka vdekur pasi u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo.

26-vjeçari Tales Soares po ecte në pasarelë për të reklamuar koleksionin e markës Ocksa kur u rrëzua.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Organizatorët konfirmuan vdekjen e tij në Twitter, por nuk dhanë ndonjë detaj.

"Na vjen keq për humbjen e tij dhe i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes Tales", u tha në deklaratë.

Në mediat sociale qarkullojnë video ku tregohen 26-vjeçari duke ecur deri në fund të pasarelës dhe kthehet mbrapsht përpara se të rrëzohej.

Disa orë para sfilatës, ai postoi një foto në Instagram rreth shfaqjes së modës.