Djegia e Katedrales Notre Dame në Paris preku një numër të madh njerëzish, të cilët po luteshin që të mos shkatërrohej një prej pasurive dhe vlerave më të mëdha botërore, por ekzistonte edhe një person që po gëzohej nga kjo gjë dhe nuk ngurronte ta shprehte hapur.
Bëhet fjalë për modelen belge, Marisa Papen, e njohur për pozat nudo në vende të ndryshme, e cila shkruajti në rrjete sociale se ishte e lumtur që po digjej Katedralja 850-vjecare.
"Kishat po digjen. Një epokë e re po vjen. Unë jap mëshirën time për të gjithë ata që kanë qenë viktimë e kishës. Seksualisht / mendërisht / fizikisht …", shkruajti 26-vjeçarja krahas fotografisë së saj nudo para Katedrales Notre Dame.
Sigurisht që një postim i tillë ka ngjallur reagime të ndryshme ku disa ndanin të njëjtin mendim me modelen belge, ndërsa të tjerë e kritikonin atë.
26-vjecarja njihet për shpirtin e lirë dhe për kundërshtimet fetare, për të cilat ka shkaktuar zemërim në shtete të ndryshme. Kujtojmë që para disa muajsh, ajo vizitoi Hagia Sophia, një xhami osmane në Turqi që është kthyer në muze, por për pothuajse 1000 vjet ishte kisha më e madhe e krishterë ortodokse greke në botë.
Modelja belge qëndroi para Hagia Sophia me një burkë por më pas ngriti skajin e saj dhe doli nudo, gjë që zemëroi myslimanët në të gjithë botën. Papen ka provuar edhe burgun prej veprimeve të saj. Kujtojmë se ajo u arrestua dhe qëndroi një natë në qeli pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si edhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.





