Një modele humbi jetën pasi i vuri flakën vetes për shkak se mendonte se ishte shumë e vjetër për të gjetur një punë.Irina Livshun, 31 vjeç, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Almati të Kazakistanit.

Ajo ishte vendosur në këtë qytet që kur ishte adoleshente për të ndjekur ëndrrën e saj.
Miqtë thanë se ajo kishte gjetur disa punë të mira si modele dhe ishte e famshme në vendin e saj.
Por vitin e shkuar nisi të kishte probleme financiare.
Ajo nuk dilte më miqtë dhe u zhyt në depresion pasi kishte disa muaj pa punë.