Sarah Grant, 71-vjeçare, u shfaq e veshur me rroba banje në javën e modës australiane.

“Veshja e rrobave të banjës nuk ishte problem për mua sepse 70 është 50. Ne të gjitha jemi më të shëndetshme dhe jetojmë më gjatë tani. Ju keni vetëm një trup kështu që duhet të jeni krenare për të. Ka të bëjë me fuqizimin e vetes dhe të tjerëve, çfarëdo forme, madhësie apo moshe të jeni.”– u shpreh Grant.

Paraqitja e saj e parë në pasarelë ishte për Pierre Cardin në Zelandën e Re, në moshën 16 vjeç.

Grant thotë se industria e modelimit ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, që kur ajo u shkëput në vitet 60’.

“Nuk kishte artistë për flokë dhe make-up kur unë fillova: të gjithë duhej të kishim çanta të mëdha për produkte dhe veshje, në mënyrë që të rregulloheshim vetë.’

“Të gjitha kishim një peshë të rregullt. Duhet të ishim masa 10 0se 12. Kur hyri në modë pamja super e dobët, ishte vërtet tragjike për biznesin dhe shumë vajza përfunduan me probleme për shkak të saj.”

Grant, e cila gjithashtu kohët e fundit është shfaqur në fushata për markat australiane Camilla dhe Aje, thotë se ende e pëlqen punën si modele.