28shtator 2015 – Andresa Urah është një femër e bërë e famshme në Brazil për faktin se fitoi konkursin “Miss Boom Boom”, ku në fakt nuk vlerësohet shumë bukuria e një femre, por të pasmet e saj.

Duket një konkurs komik, por që u jep shumë famë femrave që e fitojnë dhe Urah duket se tërhoqi edhe vëmendjen e Kristiano Ronaldos. Kështu pretendon vetë braziliania, e cila kohët e fundit ka botuar një libër autobiografik dhe ku ka zbuluar edhe takimin me portugezin, por edhe diçka të çuditshme.“Më ftoi në Madrid, ku shkova pas një muaji. “U ngjita me ashensor privat në dhomën e tij të hotelit dhe nuk u zgjatëm shumë me biseda, sepse Ronaldo dëshironte të bënte seks, edhe pse nuk ishte agresiv në shtrat, ndryshe nga sa mund të mendohet.

Kaluam më pak se një orë së bashku më dhomë”. Më pas, Urah tregon arsyen përse e bëri publike historinë me Ronaldon: “Nuk do ta bëja publike, por dëshiroja vetëm një suvenir, një kujtim prej tij. I kërkova të bënim bashkë një foto, por ai më tha të zbrisja poshtë dhe ta prisja, sepse nuk donte që ta bënte foton në dhomë. “Zbrita poshtë dhe e prita për rreth 40 minuta te parkingu, por më pas erdhi një punonjës i hotelit dhe më tha që Ronaldo kishte ikur. Më pas, më thanë që Ronaldo më priste në dhomë, por kur shkova, ai nuk ishte aty dhe më mbajtën mbyllur për disa orë në dhomë, derisa e frikësuar mora në telefon agjentin tim. Pasi u lirova, mendova vetëm si të hakmerresha”.

/portali DurresLajm/