8shtator 2015 – Shqipëria preferohet shumë nga turistët çek, por ndërsa shumë prej tyre preferojnë alpet, modelja 24-vjeçare Nerissa Bustova tregon për pushimet e saj në Durrës.

Ajo ka preferuar bregdetin e Adriatikut, i cili sivjet më shumë se kurrë ka tërhequr turistë polakë, por edhe nga Republika Çeke. Nerissa është njëra prej tyre. Tema shkruan mbi përshtypjet e modeles në Shqipëri.

“Isha në Shqipëri për pushime së bashku me të dashurin tim. Zgjodha për të qëndruar në Grand Hotel Pameba në Golem. Hoteli ishte i mrekullueshëm dhe me një staf të mrekullueshëm. Shërbimi dhe kushtet ishin fantastike. E shijova shumë qëndrimin në Shqipëri. Njerëzit ishin miqësor dhe të gjendshëm. Shqipëria për mua ishte një zbulim. Një vend i paqtë, me njerëz të mrekullueshëm, natyrë fantastike dhe kafe shumë të mirë. U dashurova me Shqipërinë dhe do të kthehem prap për pushime dhe gjithashtu të shoh për një punë të mundshme. Do isha e lumtur të kisha ndonjë ofertë në industrinë shqiptare të modelingut ose filmit”, shkruan Nerissa për eksperiencën e saj për pushimet në Shqipëri.  

/Tema/