Spanjë, 22 qershor 2014 – Një modele spanjolle vendos të braktisë pasarelat dhe t'i përkushtohet zotit. 36-vjeçarja Olalla Olivero, shprehet se u lodh nga bota plot gënjeshtra ndaj vendosi të bëhet murgeshë. Vendimi i modeles për të ndryshuar plotësisht jetën e saj erdhi pas vizitës që ajo bëri në një manastir. 36-vjeçarja shprehet se zoti nuk bën gabime dhe se ai i kishte kërkuar ta ndiqte. 

“Vendosa që të bëhem murgeshë, Zoti nuk bën gabime, më kërkoi ta ndiqja dhe unë nuk e refuzova. Jam e lodhur nga kjo botë plot me gënjeshtra dhe shtirje dhe nga një shoqëri kundër vlerave e cila promovon dhunën dhe drogën. Dua të jem model për të promovuar dinjitetin e femrave”, shpjegon modelja.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/