Modelja e famshme sapo e zbuloi, dasma pritet këtë verë, Heidi Klum dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz.

Në një intervistë për prestigjozen “Hello” modelja gjermane zbuloi se ka zgjedhur ishullin Capri në Itali, për të kurorëzuar lidhjen e saj me këngëtarin, duke qenë se ky është vendi i preferuar i çiftit.

Të ftuarat speciale nga ana e modeles pritet te jenë modelet Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Alessandra Ambrosio. Vitin e kaluar për Krishtlindje, Heidi mori propozimin për martesë dhe menjëherë postoi një foto të saj duke përqafuar të fejuarin Tom me një unazë fejese në gisht.

“Jam martuar dy herë dhe kurrë s’e mendoja që do të thoja përsëri ‘po’. Por siç duket do e them edhe nje herë tjetër”,– thotë ajo.